Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York ka takuar studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të “Ivy League” në Shtetet e Bashkuara.
Osmani thotë se studentët mishërojnë thelbin e rinisë sonë, potencialin e pakufishëm, transmeton Telegrafi.
“Nga studimet e politikave deri te neuroshkenca, këta studentë mishërojnë thelbin e rinisë sonë: potencialin e pakufishëm”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në SHBA, Osmani ka zhvilluar disa takime të rëndësishme./Telegrafi/