Telegrafi

Osmani në Koshare: Sa herë kthehemi këtu, e shohim sa e zorshme ishte rruga për lirinë e Kosovës

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka vizituar gjatë të mërkurës Kompleksin Memorial në Koshare.

Kështu bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook.

“Në Kompleksin memorial në Koshare, sa herë kthehemi, e shohim sa e zorshme ishte rruga për lirinë e Kosovës dhe sa stoike ishte lufta e Sali Çekajt e Agim Ramadanit me bashkëluftëtarë”, shkruan Osmani.

Ajo këtë vizitë e bëri bashkë me bashkëpunëtorët e saj, përfshirë këtu edhe kandidaten për deputete, Donika Gërvalla.

“Bashkë me Donikën, e me disa bashkëluftëtarë të tyre si dhe me veprimtarë të tjerë, nderuam kujtimin për heronjtë që e bën të mundshme lirinë tonë! I përjetshëm kujtimi për ta”, shkruan Osmani. /Telegrafi/