Telegrafi

Osmani në Berlin takohet me emisarin Grenell dhe deputetët e Bundestagut: Populli i Kosovës foli qartë më 6 tetor, radha jonë ta impelmentojmë

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani po qëndron këto ditë për vizitë në Berlin, ku sot ka zhvilluar takime me deputetë të Bundestagut gjerman Peter Beyer dhe Christian Schmidt, me ambasadorin e Amerikës në Gjermani, Richard Grenell si dhe me Matthias Luttenberg.

Osmani ka bërë të ditur se gjatë këtyre takimeve është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë si dhe përpjekjet e LVV-së dhe LDK-së për të formuar Qeverinë e re.

“Faleminderit ambasador Richard Grenell për një diskutim të shkëlqyeshëm në ambasadën e SHBA-së në Berlin. Mezi presim të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë”, ka shkruar në Twitter, Osmani, transmeton Telegrafi.

Në një postim tjetër, nënkryetarja e LDK-së pas takimit me Peter Beyer dhe Christian Schmidt, ka thënë se është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e tyre.

“Shumë e lumtur që u takova sot me deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike në Kosovë. Gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe këshillat e vlefshme”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës ka folur qartë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe se tani është radha e tyre ta impelmentojnë.

“E mrekullueshme për t’u takuar përsëri me Matthias Luttenberg në Zyrën e Kancelarit në Berlin, për një diskutim të mirë mbi zhvillimet e fundit dhe informimin e tij për përpjekjet tona për të ndërtuar një koalicion qeverisës në Kosovë. Populli i Kosovës foli qartë më 6 Tetor. Tani është radha jonë të impelmentojmë”, ka shkruar në Twitter, Osmani. /Telegrafi/