Telegrafi

Osmani nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Arlington ka nderuar ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të lirisë dhe paqes.

Osmani ka thënë se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë e të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t’i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani po qëndron në SHBA në kuadër të Samitit të NATO-s, në shënimin e 75-vjetorit të aleancës më të madhe ushtarake botërore. /Telegrafi/