Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë që ta drejtojë këtë institucion.
Osmani në fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit, ka thënë se për të është nder i madh të jetë në këtë pozitë, transmeton Telegrafi.
“Është nder i madh që të drejtoj Kuvendin e Kosovës, institucionin më të lartë përfaqësues dhe legjislativ për katër vitet e ardhshme. Natyrisht, përkundër faktit që kjo seancë po mbahet vonë në mbrëmje, dua t’i falënderoj të gjithë përfaqësuesit diplomatikë që ende po qëndrojnë me ne, të gjithë përfaqësuesit e mediave, që patën durimin e interesimin që të përcjellin gjithë ndërtimin e procesit të institucioneve të Kosovës. Falënderimi më i madh i takon secilit qytetar të Kosovës, që asnjëherë nuk rreshtën së besuari që vota e tyre do të sjell ndryshimin në Kosovë. Ndryshimin e shumë pritur”, ka thënë ajo.
Osmani po ashtu ka falënderuar edhe deputetët për besimin e dhënë.
Pro Osmanit kanë votuar 65 deputetë. /Telegrafi/