Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë grave të Ukrainës çmimin Presidencial për sakrificën, trimërinë dhe kontributin në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.
Këtë Osmani e bëri të shtunën gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, të organizuar nga presidenca.
“U shprehim mirënjohje Ukrainës dhe në veçanti shprehim solidaritet grave të Ukrainës, të cilat s’po luftojnë vetëm për vendin e tyre, por në të njëjtën kohë janë cak i torturave çnjerëzore. Po ashtu liria dhe siguria do të jenë të mundshme, kur të fitoj Ukraina dhe se Kosova do të jetë me Ukrainën derisa ajo të fitoj”, ka thënë ndër të tjera Osmani. /Telegrafi/