Telegrafi

Osmani mirëpret rezolutën e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në BE

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme.

Parlamenti Evropian me njё rezolutë tё miratuar ka kërkuar sërish heqjen sa mё tё shpejtё tё regjimit tё vizave pёr qytetarët e Kosovёs dhe ndaljen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Osmani ka thënë se njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore.

Në fund, ajo është shprehur se më e rëndësishmja është që Parlamenti Evropian ka njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë.

“Mirëpres qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve anembanë Bashkimit, njohja dhe mbështetja për Kosovën në rrugën drejt BE-së është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje nga agresioni dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar presidentja në Twitter. /Telegrafi/