Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se është mirë që opozita është kthyer në Kuvend.
Sipas saj nuk është mirë të kthehen skenat e kaluara që kanë qenë në Kuvend pasi sipas deputetes Osmani ato pamje e kanë dëmtuar Kosovën shumë para botës dhe ato vende që kanë pas ndërmend të na njohin si shtet tashmë hezitojnë ta bëjnë këtë.
Osmani këtë deklaratë e dha para fillimit të seancës së rregullt të Kuvendit ku po merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.