Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se Qeverinë duhet ta formojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pasi që, sipas saj, koalicioni PDK-AAK-NISMA “do të dështojë në përpjekjen e parë”.
“Ka vullnet të mirë tek të dyja palët që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje, duke supozuar që koalicioni PAN do të dështojë t’i ketë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë. Ne besojmë që ata do të dështojnë dhe së dyti kemi edhe një mision që na bashkon – që PDK-në ta lëmë në opozitë”, ka thënë Osmani për Radion Evropa e Lirë.