Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë vizituar sot familjen Binakaj, pas tragjedisë në Kroaci ku humbën jetën nënë e bijë nga kjo familje.
Tre liderët ngushëlluan familjarët për humbjen e tyre në të pamën që po qëndron ende e hapur në këtë familje.
Valentina dhe Erblina Binakaj ishin në mesin e dhjetë viktimave që humbën jetën pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin nga Frankfurti i Gjermanisë humbi kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës në Sllavonski Brod të Kroacisë. /Telegrafi/