Site icon Telegrafi

Osmani me kryeministrin e Suedisë: Do të punojmë ngushtë për të çuar përpara integrimin evropian të Kosovës

Në margjina të Forumit për klimën COP28 në Dubai, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Osmani me këtë rast ka informuar Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetin X.

 

Exit mobile version