Telegrafi

Osmani: Kosova qëndron përkrah Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron përkrah Ukrainës në një konflikt të mundshëm me Rusinë.

Osmani  këtë qëndrim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Konfliktet mes Ukrainës dhe Rusisë janë të vazhdueshme, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Rreth 90 tonë të “ndihmës vdekjeprurëse” të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Ukrainë, teksa tensionet janë të larta për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Kjo ishte dërgesa e parë e pakos së ndihmës të miratuar së fundmi nga ushtria amerikane për Ukrainën, ku përfshihen edhe municione për “mbrojtësit në vijën e parë” të frontit.

Kjo dërgesë arriti në Ukrainë pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kiev gjatë kësaj jave, nga ku ai paralajmëroi për përgjigje të ashpër nëse Rusia pushton Ukrainën, raporton BBC.

Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar apo pushtuar Ukrainën.

Presidenti amerikan Joe Biden, në dhjetor miratoi një pako të ndihmës së sigurisë në vlerë prej 200 milionë dollarësh. /Telegrafi/