Pavarësisht mospajtimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon të ketë për partner qeverisës çdo parti tjetër politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani ka thënë se ky partneritet do të realizohet qoftë para apo pas 6 tetorit, dhe se deklaratat e pamatura nuk i kontribuojnë konkretizimit të bashkëpunimit.
Për postin e kryeministrit, kandidatja e parë femër është shprehur se interesat e vendit janë mbi interesat e individit, megjithëkëtë sipas saj këto interesa më së miri do t’i mbroj qeverisja nën drejtimin e saj.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ajo është shprehur se përveç masës mbrojtëse do të shtohet edhe reciprociteti për të gjitha veprimet serbe.
Por për të gjitha këto njëherë planifikojnë ta marrin përkrahjen nga Kuvendit e më pas të shpalosen në tryezën e bisedimeve.
Osmani ka folur edhe për sistemin gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit e fuqizimin e gruas.
Ndërsa për raportet me Shqipërinë, ajo thotë se duhet vepruar si dy shtete të barabarta pa e kontestuar republikën e Kosovës, mirëpo në të njëjtën kohë të bashkëpunojnë për ecjen drejt rrugës Evropiane. /TCH/