Site icon Telegrafi

Osmani kërkon nga Qeveria që të shkarkojë anëtarët e Listës Serbe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas deklaratës së tyre për mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiq kundër Kosovës.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e Listës Serbe.

Postimi i plotë i Osmanit:

Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë.
Ftoj të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version