Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani është parë në selinë e kësaj partie, ku ka bërë të ditur se është duke u mbajtur një takim konsultativ me anëtarët e tjerë.
“Kemi një takim konsultativ për përgatitjet e seancës të së hënës dhe për marrëveshjen me LVV-në”, ka thënë Osmani, transmeton Telegrafi.
Ajo shtoi se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me LVV-në janë më intensive.
“Përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se më parë dhe shpresoj që do të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha Osmani.
Osmani theksoi se pas përfundimit të këtij takimi konsultativ do të deklarohen për të gjitha çështjet. /Telegrafi/