Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.
Osmani ka thënë se Shala tashmë i është bashkuar grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Haxhi Shala është tërhequr nga shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe i është bashkuar grupit parlamentare të AAK-së”, ka thënë Osmani.
Më tej, kryeparlamentarja theksoi se me vendimin e Shalës, Grupi Parlamentar i Nismës nuk ekziston më dhe humb të drejtën për përfaqësim në komisione parlamentare.
Ndryshe, para disa ditësh Haxhi Shala ka njoftuar se ka braktisur Nismën Socialdemokrate dhe se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në AAK. /Telegrafi/