Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka falënderuar elektoratin për besimin dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore së cilës është nisma e saj ‘Guxo’, duke thënë se ajo do të punojë në interesin e qytetarëve dhe do të rikthejë besimin në institucionet e Kosovës.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se qytetarët e Kosovës dje siguruan një fitore historike.
“Unë zotohem të punoj gjithnjë në interesin e tyre, të sjell besim në lidershipin tonë brenda dhe jashtë vendit dhe të rikthej besimin në institucionet tona. Faleminderit nga zemra ime”, shkruan Osmani.
The beloved citizens of our Republic secured a historic victory yesterday. I vow to always work in their interest, to bring confidence in our leadership both at home and abroad, and to restore trust in our institutions. Thank you from the bottom of my heart. 🇽🇰❤️ pic.twitter.com/g9NNHX1AGm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 15, 2021
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet nacionale me 48 për qind, duke lënë mbrapa ish-partinë e Osmanit, LDK-në në vendin e tretë me rreth 14 për qind të votave. Debakli në zgjedhjet parlamentare ka shtyrë Isa Mustafën të jep sot dorëheqje nga kreu i LDK-së. /Telegrafi/