Telegrafi

Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste dhënë për të përditshmen kroate Vecerjnji list, ka thënë se mburret shumë me raportet që Kosova i ka me Kroacinë.

Si presidente e Kosovës thotë se në mënyrë aktive është e përfshirë në bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kroacisë, për të afruar me shumë dy vendet dhe popujt, të heq barrierat në rrugën e bashkëpunimi dhe të punohet në mirëqenien e dy popujve, transmeton Telegrafi.

Ajo ka folur edhe për situatën në Kosovës, bisedimet me Serbinë dhe provokimet e Aleksandar Vuçiqit, dhe pse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe siç pretendon Serbia të ketë kompetenca ekzekutive.

Ajo hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, duke theksuar se do të hapte kutinë e Pandorës dhe njoftoi një vizitë zyrtare në Kroaci së shpejti.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh”, tha presidentja Osmani.

“Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”, tha ndër tjera Osmani renda saj. /Telegrafi/