Zhvillimet e fundit politike në vend, ka bërë që ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti të takohen sot.
Telegrafi mëson se takimi në mes Osmanit dhe Hotit ka nisur në orën 10:00 dhe është duke u mbajtur në Presidencë.
Ndërkaq nuk dihet nëse Osmani dhe Hoti do të deklarohen pas këtij takimi.
Kujtojmë se javën e kaluar Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Thaçi e Veseli u vete dorëzuan, dhe të njëjtin pasdite u dërguan në Hagë.
Thaçi dha edhe dorëheqje nga posti i presidentit, ku menjëherë sipas Kushtetutës, Osmani mori postin si u.d e presidentes. /Telegrafi/