Site icon Telegrafi

Osmani dhe Kurti do të mbajnë takim një orësh me sekretarin amerikan, Antony Blinken

Ora 16 e 30 do të shënojë takimin ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i pari takim i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Washington D.C.

Osmani ka thënë se në takim do të fokusohet në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Lexo po ashtu Osmani dhe Kurti pritet të takohen me sekretarin Blinken në SHBA

Sipas agjendës takimi pritet të përfundoj brenda një ore, me kohën lokale 17 e 30. Ky është takimi më i rëndësishëm i së martës.

Takime të tjera nuk ka të planifikuara.

Ndërkaq, e mërkura krerët e shtetit do t’i gjej në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së programit compakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit -MMC.

Exit mobile version