Sipas Sky Sports Italia, Arsenali ka hequr dorë nga gara për të nënshkruar me Victor Osimhen nga Napoli për shkak të çmimit të tij të madh.
Napoli nuk është i gatshëm të heqë dorë nga tarifa e tyre prej 130 milionë euro që është klauzola e lirimit të Osimhen.
Nuk është vetëm Arsenali, por të gjitha klubet e interesuara si Chelsea dhe PSG, po heqin dorë nga nigeriani, shkaku i kërkesave të mëdha.
Shitja e Osimhen mund të financojë të gjitha transferimet e Napolit këtë verë, por duket se asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë kaq shumë para pa kuptim për një lojtar.
Osimhen, që aktualisht është 25 vjeç, shënoi 17 gola dhe asistoi tre të tjerë për Napolin sezonin e kaluar.
Arsenal do të kërkojnë sulmues diku tjetër, pasi është e interesuar për një lojtar që garanton gola. /Telegrafi/