Site icon Telegrafi

Osimhen ka shënuar një nga golat më të bukur të tij në karrierë, a është më i miri i sezonit në Turqi?

Të gjithë u befasuan kur Victor Osimhen vendosi të huazohet në Superligën e Turqisë te Galatasaray.

Sulmuesi nigerian u kërkua nga top klubet evropiane, megjithatë asnjë ofertë nuk e kënaqi Napolin që në fund e dërgoi Osimhenin si huazim te Galatasaray.

Ylli afrikan ka filluar shkëlqimin në Turqi dhe ai këtë javë ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, padyshim se më të mirin në karrierën e tij deri më tani.

25-vjeçari shënoi me gërshërë në sfidën ndaj Antalyaspor, gol që është bërë viral nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Sigurisht që goli i nigerianit do të jetë një nga kandidatët për ta fituar çmimin goli i vitit në Turqi dhe jo vetëm, pasi ishte një ekzekutim i jashtëzakonshëm nga Osimhen. /Telegrafi/ 

Exit mobile version