Telegrafi

Osimhen befason të gjithë – pranon ofertën e Al-Ahli në vlerë prej 160 milionë euro

Media të shumta të enjten pasdite shkruajnë se Al-Ahli ka marrëveshje në parim me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, të cilit thuhet se i është ofruar një kontratë e madhe me vlerë 160 milionë euro gjatë katër viteve.  

Sipas Rai Sport, Saudi Sport, Calciomercato.it dhe të tjera, Osimhen ka dhënë miratimin e tij për një kontratë katërvjeçare me vlerë 40 milionë euro në sezon.  

Al-Ahli janë gjithashtu të përgatitur të përfshijnë një klauzolë lirimi në marrëveshje, e cila mund të lehtësojë një kthim në Evropë nga viti 2025 e tutje.  

Tani, Al-Ahli do të duhet ende të negociojë me Napolin që të gjindet tarifa e transferimit.  

Nigeriani kishte qenë sërish subjekt i interesimit nga Chelsea gjatë javës së kaluar, por oferta e tyre për kushtet personale u hodh plotësisht nga oferta Al-Ahli, pasi sauditët i kanë ofruar lojtarit rreth katër herë më shumë se Chelsea.  

Chelsea kishte shpresuar ta marr nigerianin me kushte të ngjashme personale me ato që ai fiton në Napoli, që është rreth 10 milionë euro në sezon.  

Osimhen ka një klauzolë lirimi prej 130 milionë euro në marrëveshjen e tij aktuale me Napolin, por kuptohet që Al-ahli ofroi një tarifë pak më të ulët se 70 milionë euro./Telegrafi/