Site icon Telegrafi

Osijek mposht Trepçën ’89 me golin e Eros Grezdës

Është mbyllur ndeshja miqësore ndërkombëtare, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Osijekut.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola 0:0, me 89-shin që kërcënoi disa herë, ku lojtari më i rrezikshëm ishte sulmuesi Otto John.

Ndërsa, në pjesën e dytë ishin Osijeku që arriti të shënoj golin e fitores dhe shënues ishte reprezentuesi i Shqipërisë, Eros Grezda, i cili në minutën e 66 vulosi ndeshjen dhe rezultatin përfundimtar.

Takimi u zhvillua në Maribor të Sllovenisë, ku kampionët tanë po përgatiten.

Ndryshe, mitrovicasit do të debutojnë në Ligën e Kampionëve më 27 qershor, ndërsa më 19 qershor do të mësojnë shortin e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version