Telegrafi

“Oscars 2024” – parashikimet se kush mund të fitojë çmimet kryesore të filmit, aktorit dhe aktores më të mirë

Të dielën do të mbahet edicioni i 96-të i “Oscars”, ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve në botën e kinematografisë.

Sipas parashikimeve të The Guardian, filmi i realizuar nga Christopher Nolan, “Oppenheimer”, pritet të rrëmbejë çmimet kryesore, duke përfshirë edhe kategorinë “Best Picture” (Filmi më i mirë).

“Oppenheimer” prin gjithashtu për nga numri i nominimeve kundrejt filmave të tjerë me 13 sosh.

Ky film i realizuar nga Christopher Nolan pasqyron jetën e fizikanit J. Robert Oppenheimer, shkencëtari që udhëhoqi Projektin Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u bë testimi i parë i një bombe nukleare, një konkurrencë e ashpër me shtetet e tjera.

Nolan i cili po ashtu ishte krijues i filmit “Interstellar”, parashihet të fitojë çmimin e kategorisë “Regjisori më i mirë”.

Por, cilat çmime mund të fitojë “Oppenheimer” dhe si qëndron ky parashikim për filmat e tjerë? Mediumi britanik The Guardian kategorizoi këtë parashikim në dy aspekte, njëri i cili parashikon se kush do të fitojë çmimin dhe i dyti se kush duhet të fitojë çmimin. Ja lista e parashikimeve, për disa nominime kryesore që duhet diskutuar.

“Best picture” (Filmi më i mirë)

Do të fitojë : Oppenheimer

Duhet të fitojë: Poor Things.

“Regjisori më i mirë”

Do të fitojë: Christopher Nolan, i filmit Oppenheimer

Duhet të fitojë: Jonathan Glazer, i filmit The Zone of Interest

“Aktori më i mirë”

Do të fitojë: Cillian Murphy, Oppenheimer

Duhet të fitojë: Paul Giamatti për The Holdovers

“Aktorja më e mirë”

Do të fitojë: Emma Stone për rolin e saj në Poor Things

Duhet të fitojë: Emma Stone për rolin e saj në Poor Things

“Aktori më i mirë për rolin dytësor”

Do të fitojë: Robert Downey Jr për rolin e tij në Oppenheimer

Duhet të fitojë: Ryan Gosling për rolin e tij në filmin Barbie

“Aktorja më e mirë në rol dytësor”

Do të fitojë: Da’vine Joy Randolph për rolin e saj në The Holdovers

Duhet të fitojë: Da’vine Joy Randolph për rolin e saj në The Holdovers

“Filmi më i mirë i animuar”

Do të fitojë: The Boy and the Heron

Duhet të fitojë: The Boy and the Heron

“Skenari më i mirë i përshtatur”

Do të fitojë: Jonathan Glazer për filmin The Zone of Interest

Duhet të fitojë: Jonathan Glazer për filmin The Zone of Interest

“Skenari më i mirë origjinal”

Do të fitojë: Justine Triet për filmin Anatomy of a Fall

Duhet të fitojë: Celine Song për filmin Past Lives

Dokumentari më i mirë

Do të fitojë: Mstyslav Chernov për dokumentarin 20 days in Mariupol

Duhet të fitojë: Mstyslav Chernov për dokumentarin 20 days in Mariupol

Filmi më i mirë ndërkombëtar

Do të fitojë: The Zone of Interest

Duhet të fitojë: The Zone of Interest

Dizajni më i mirë i prodhimit

Do të fitojnë: Sarah Greenwood dhe Katie Spencer për filmin Barbie

Duhet të fitojnë: Shona Heath dhe James Price for filmin Poor Things

Kinematografia më e mirë

Do të fitojë: Hoyte van Hoytema për filmin Oppenheimer

Duhet të fitojë: Robbie Ryan për filmin Poor Things

Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve

Do të fitojnë: Kazu Hiro, Kay Georgiou dhe Lori McCoy-Bell për filmin Maestro

Duhet të fitojnë: Nadia Stacey, Mark Coulier dhe Josh Weston për filmin Poor Things

Dizajni më i mirë i kostumeve

Do të fitojë: Jacqueline Duran për filmin Barbie

Duhet të fitojë: Holly Waddington për filmin Poor Things

Kategoria për editimin më të mirë

Do të fitojë: Jennifer Lame për filmin Oppenheimer

Duhet të fitojnë: Thelma Schoonmaker për filmin Killers of the Flower Moon. /Telegrafi/