Site icon Telegrafi

Oscar do të largohet nga Chelsea për 62 milionë euro

Mesfushori i Chelseat, Oscar, do t’i bashkohet klubit nga Superliga kineze, Shanghai SIPG, për një shumë prej 52 milionë funtesh (62 milionë euro).

Mesfushori brazilian nuk është në planet e Antonio Contes dhe nuk ka startuar në asnjë ndeshje që nga muaji shtator.

Klubi kinez që drejtohet nga ish-trajneri i Bluve, Andre Villas-Boas dhe që ka në skuadër brazilianin tjetër, Hulk, do ta transferojë edhe Oscarin.

Braziliani do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në Superligën kineze, ku po ashtu luajnë edhe Demba Ba e Ramires që dikur luanin për Blutë.

Oscar ka luajtur në Stamford Bridge nga viti 2012, e ka fituar titullin e Ligës Premier, atë të Europa League dhe të League Cup. /Telegrafi/

Exit mobile version