“Oscar” ka organizuar një drekë për 88-vjetorin e ndarjes së çmimeve.
Rreth 150 artistë, shumica të nominuar për “Oscarin” e këtij viti u mblodhën në një prej hoteleve të Beverly Hill, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrës në këtë ndejë ku nuk munguan emrat e mëdhenjë si Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Sylvester Stallone dhe Lady Gaga ishin edhe ekipa e filmit “Shok”.
Fituesit e çmimeve “Oscar” do të shpallen më 28 shkurt në një nga eventet që konsiderohet më i rëndësishmi i botës kinematografike./Telegrafi/