Mesfushori brazilian, Oscar ka sqaruar situatën e tij me Barcelonën, pasi u lidh me një transferim gjatë afatit kalimtar aktual të janarit.
Oscar ishte emri i fundit që u lidh me një transferim te Barcelona, pasi shihet si përforcim ideal për skemat e trajnerit Xavi.
Emri i tij u tha se iu ofrua drejtuesve të Barcelonës javën e kaluar dhe situata është ende e paqartë.
Për këtë situatë ka folur vet lojtari brazilian, i cili ka dhënë disa sqarime.
“Me sa më kanë thënë, bisedimet me Barcelonën nuk kanë përfunduar ende”, ka thënë fillimisht Oscar për TNT Brasil.
“Problemi është se ata po luftojnë për të regjistruar nënshkrimet… duhet të ketë disa largime nga Barça”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/