Telegrafi

Oscar e pranon se dëshiron të rikthehet në Evropë: Kam biseduar me dy klubet e Milanos

Oscar te Shanghai SIPG . (Photo by Di Yin/Getty Images)

Mesfushori i Shanghai SIPG, Oscar e ka konfirmuar se ka biseduar me dy klubet nga Milano në javët e fundit.  

Ish ylli i Chelsea u shit në klubin kinez për 60 milionë euro në janar të vitit 2017, por atij si duket po i mungon futbolli evropian.

Pas thashethemeve se Interit dhe Milani e dua, ai ka folur edhe publikisht.

Oscar Emboaba Junior . (Photo by Masashi Hara/Getty Images)

“Kam folur me dy klubet e Milanos në javët e fundit … Nuk mund të hyj në detaje, por po, një gjë mund të them: dua të luaj në Itali!”.

Kontrata e tij me Shanghai SIPG është deri në dhjetor 2020. Klubet italiane do ta kërkojnë në huazim me të drejt blerje. /Telegrafi/