Mesfushori i Shanghai SIPG, Oscar e ka konfirmuar se ka biseduar me dy klubet nga Milano në javët e fundit.
Ish ylli i Chelsea u shit në klubin kinez për 60 milionë euro në janar të vitit 2017, por atij si duket po i mungon futbolli evropian.
Pas thashethemeve se Interit dhe Milani e dua, ai ka folur edhe publikisht.
“Kam folur me dy klubet e Milanos në javët e fundit … Nuk mund të hyj në detaje, por po, një gjë mund të them: dua të luaj në Itali!”.
Kontrata e tij me Shanghai SIPG është deri në dhjetor 2020. Klubet italiane do ta kërkojnë në huazim me të drejt blerje. /Telegrafi/