Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportuan një “rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit në Ukrainën lindore.
OSBE-ja raportoi të enjten për prishjen e armëpushimit në fushën e betejës pranë Donetskut nën kontrollin e forcave pro-ruse.
https://twitter.com/OSCE_SMM/status/1494801187064922119?cxt=HHwWjoCyzdDwzL4pAAAA
Në rajonin e Luhanskut, një qytet tjetër në Ukrainën lindore të mbajtur nga separatistët pro-rusë, organizata identifikoi 648 shkelje, nga të cilat 519 ishin “shpërthime”.
Theksojmë se një tubacion ndërkombëtar shpërtheu të premten në Luhansk, një qytet në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, ku janë publikuar pamjet që tregojnë një zjarr që ndez qiellin natën.
Ndryshe, Rusia deri më tani raportohet se ka tubuar mbi 130 mijë trupa ushtarake n ë kufi me Ukrainën. /Telegrafi/
#BREAKING: Reports of a major gas pipe explosion in Luhansk, eastern Ukraine pic.twitter.com/i1e5LWggOW
— ELINT News (@ELINTNews) February 18, 2022