Bukuroshja shqiptare Oriola Marashi edhe këtë herë mahnit të gjithë ndjekësit e saj me poza shumë atraktive.
Oriola konsiderohet si ndër modelet më të bukura shqiptare, ndërsa këtë ajo nuk heziton ta dëshmojë në çdo paraqitje të saj.
Modelja kohët e fundit nuk ndali së sjelli fotosesione të ndryshme, duke u dukur e mrekullueshme në çdo set të fotografive, edhe kësaj here bëri të njëjtën gjë.
E veshur me një fustan të shkurtë të zi me rripa në formë ‘X’ rreth qafës, dhe me gete të zeza seksi të gjata, Oriola merrte poza të ndryshme jashtë në natyrë.
Flokët e errëta të lëshuara drejt, dhe një makijazh të vendosur lehtë, me nuanca vjeshtore, bukuroshja shkëlqente ashtu si çdo herë tjetër.
Ndjekësit dhe fansat e saj, treguan shumë dashuri e simpati për modelen e tyre të preferuar duke komentuar në postimin e saj në Instagram.
Kujtojmë që ndër tjera angazhime, bukuroshja shqiptare është prej kohësh edhe imazh i markës së famshme “Guess”. /Telegrafi/