Oriola Marashi vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në shoubizin shqiptar dhe jo vetëm.
Përveçse flitet për punën e saj si modeleje që e ushtron tash e disa vite, 22-vjeçarja u bë edhe pjesë e labelit “OTR”, grup ky i formuar nga reperi shqiptar, Noizy.
Disa javë më parë në mediat rozë bëri bujë lajmi që Marashi i kishte ndërprerë kontaktet me Noizyn, madje nuk ndiqeshin edhe në rrjetet sociale.
Në postimin që e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj, InstaStory, bukuroshja shqiptare dëshmon se ka raporte mjaft të mira me labelin e lartpërmendur.
“Më i rëndësishmi OTR, familja, gjithnjë aty për ta, gjithmonë aty për mua!”, janë fjalët e saj.
Ajo gjithashtu ka paralajmëruar edhe një projekt të ri muzikor, por ende nuk ka sjellë ndonjë të tillë për fansat e saj. /Telegrafi/