Reperi shqiptar, Noizy, duket se po zgjeron grupin e tij cdo ditë e më shumë duke mirëpritur emra të rinj të showbizit.
Në një postim të fundit në Instagram, ai ka paralajmëruar se modelja e njohur Oriola Marashi është bërë pjesë e OTR.
Ajo u bë e njohur nga pjesëmarrja në revista të ndryshme, por studimet e saj kanë përfunduar dhe duket se po mendon ti futet tregut muzikor.
Oriola ka studiuar disa vite për kanto dhe nuk ka ngurruar të njoftojë ndjekësit e saj se po i realizon ëndrrat.
“E ardhmja është përpara. Botë bëhu gati”, shkruan reperi në një fotografi ku shfaqet krah modeles.
Noizy edhe më parë tentoi një shpërthim në arenën ndërkombëtare me këngëtarët e grupit të tij.
Por, mbetet të shihet si do t’ia dalë reperi me anëtaren më të re.
/KP/Telegrafi/