Telegrafi

Orinda Huta tregon se kur do të bëhet nënë

Orinda Huta (Foto: Instagram/orindahuta)

Orinda Huta vazhdon të jetë një nga personazhet më të pëlqyera nga publiku edhe pas largimit të saj nga muzika.

Moderatorja shqiptare së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” te Alketa Vejsiu, ku ka treguar shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Orinda Huta

Ajo i është përgjigjur pyetjes së njërit prej fëmijëve duke treguar se kur do të bëhet nënë. “Nëse bebja shtypet me buton, tani do kishte ardhur me shumë qejf. Por, për sa kohë kjo nuk bëhet, ne do presim”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj interviste, ajo flet edhe për raportin me bashkëshortin e saj, moderatorin Turjan Hyska, gjersa thotë se ai është më grindavec.

Prej disa muajsh, Orinda është bërë pjesë e ekranit ‘Tv Klan’, aty ku dhe drejton programin e përjavshëm ‘Jo vetëm modë’. /Telegrafi/