Këngëtarja Orinda Huta dhe moderatori Turjan Hyska i dhanë fund beqarisë muajin që shkoi.
Një dasmë madhështore e organizuar në Tiranë, bëri bujë të madhe mediatike, duke u cilësuar si martesa e vitit.
Menjëherë pas celebrimit, çifti kanë vendosur të shijojnë muajin e mjaltit, dhe për këtë duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur.
Ata fillimisht kanë kaluar disa ditë pushimi në vende të ndryshme të Evropës, më pas në bregdetin e Turqisë, ndërsa tani kanë mbërritur në kontinentin e Azisë.
Orinda dhe Turi për momentin ndodhen në Tajlandë, dhe janë duke shijuar çaste të mrekullueshme së bashku.
Ka qenë pikërisht Orinda ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka treguar panoramën që dyshja po shijojnë në bregdetin e bukur tajlandez. /Telegrafi/