Telegrafi

Origi drejt largimit nga Liverpooli, oferta nga Spanja dhe Gjermania për belgun

Divock Origi. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Divock Origi ka qenë hero për Liverpoolin këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Belgu ka arritur të shënoj dy gola të rëndësishëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, derisa realizoi edhe në finalen përballë Tottenham.

Edhe pse ka qenë vendimtar në disa ndeshje për Liverpoolin, Origi nuk ka qenë shumë i preferuar nga trajneri Jurgen Klopp.

24-vjeçari ka luajtur në vetëm 21 ndeshje këtë edicion mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë një asistim.

Origi është drejt largimit nga Liverpooli për të gjetur një skuadër ku do t’i ketë hapësirat më të mëdha.

Divock Origi. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

E ardhmja e belgut duket se do të jetë në Spanjë ose Gjermani, ku ofertat nuk mungojnë për të.

Real Betis dhe Valencia janë dy ekipet që e duan lojtarin në La Liga, ndërsa RB Leipzig dhe Hoffenheim kanë shprehur interesim për ta transferuar në Gjermani.

Kampionët e Evropës janë gati ta lënë të lirë sulmuesin e tyre nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/