Telegrafi

Origi dhe Minamino drejt largimit, Liverpooli kërkon sulmuesin e Atleticos

Ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit te Liverpooli janë shumë aktive.

Gjiganti anglez mund të mbetet pa dy sulmues rezervë si Takumi Minamino dhe Divock Origi të cilët janë pranë largimit nga Anfield.

Për Minaminon kanë shprehur interesim Leeds United dhe Monaco, derisa Origi kërkohet nga Newcastle United, Fiorentina e Galatasaray.

Në rast largimit të dyshes, atëherë Liverpool synon që të përforcohet nga La Liga për repartin ofensivë.

Sulmuesi brazilian i Atletico Madrid, Matheus Cunha është duke u pëlqyer nga trajneri i The Reds, Jurgen Klopp.

Sipas asaj që ka raportuar Diario AS, The Reds kanë kërkuar informacione te Atletico Madrid për brazilianin.

Atletico verën e kaluar e transferoi sulmuesin nga Hertha Berlin për një shumë prej 26 milionë eurove dhe vështirë se do ta lejoj largimin e tij.

Gjithsesi The Reds pritet ta testojnë Atleticon me një ofertë prej 40 milionë eurove në ditët në vijim për brazilianin. /Telegrafi/