Real Madrid ka fituar edhe një herë Ligën e Kampionëve.
Madrilenët në finale kanë triumfuar kundër Juventusit me rezultat 4-1.
Me këtë rast, Los Blancos kanë marrë shumë urime dhe përgëzime për fitimin e titullit të kampionit, transmeton Telegrafi.
Por, aktori i “Kafeneja Jonë”, Fatmir Spahiu i njohur me rolin e “Orhanit”, ka kritikuar futbollistin e Realit, Sergio Ramosin gjersa ka lavdëruar Cristiano Ronaldon.
“Real Madrid klub i madh edhe Krista poashtu, a Ramosin e kisha rreh fort… shumë piziveng njeri…”, ka shkruar Spahiu në Facebook.
E gjithë kjo pas “simulimit” të Ramosit me rastin e skuqjes së lojtarit të italianëve Juan Cuadrado.
Ndryshe, ky ishte trofeu i 12 në histori të kampionit spanjoll në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/