Policia e Kosovës e ka shoqërua në stacion policor në person në Suharekë pasi dyshohet se organizonte online lojëra të fatit.
Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Samadrexhë të Suharekës, në orën 11:00.
“Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se përmes rrjetit online në telefonin e tij ka zhvilluar lojëra të fatit”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar ndërsa telefoni i është sekuestruar si provë materiale. /Telegrafi/