Site icon Telegrafi

Organizoi bixhoz të paligjshëm, arrestohet një person në Skenderaj

Policia ka arrestuar të martën në Skenderaj një person të dyshuar për veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre televizorë, tre kompjuterë, dy printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version