Nën organizim të Instituti për strategji ekonomike dhe Çështje Ndërkombëtare në Ohër sot do të mbahet një forum mbi “Rinia në procesin zgjedhor”, e cila është pjesë e programit “Dialogë politik mes politikanëve të rinj në Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Forumi ka për qëllim për të ndarë përvojat dhe njohuritë e panelistëve të cilët do të ofrojnë mbështetje për politikanët e rinj.
‘Përfaqësuesit e 15 politikanëve të rinj do të japin qëndrimet e tyre mbi rolin krijimit të politikave rinore në programet zgjedhore të partive politike, si dhe përgjegjësinë e tyre për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e të rinjve në vend, njoftoi Instituti për Strategjitë ekonomike dhe Çështjeve Ndërkombëtare-Ohër. /Telegrafi/