Telegrafi

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, arrestohen pesë persona në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bën të ditur se të premten rreth orës 21:00 ka pranuar informacion se në një lokal në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj dyshohet se disa persona dyshuar janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz, ndërsa pas kontrollit kanë arrestuar pesë persona.

Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personat me inicialet N.S 50 vjeçar , F.A 27 vjeçar, B.R 44 vjeçar, P.Z 25 vjeçar dhe S.J 40 të gjithë meshkuj, kosovarë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

“Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë lokalizuar lokalin e dyshuar, ku aty kanë hasur pesë persona duke luajtur bixhoz. Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore duke bërë fotografi si dëshmi materiale, të një numri të letrave që janë përdorur për bixhoz, po ashtu fletore që të dyshuarit  ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjshme. Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet më tej. /Telegrafi/