Site icon Telegrafi

Organizata e Veteranëve të Luftës kërkon nga institucionet e drejtësisë të hetojnë listat e veteranëve deri në fund

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë.

Në njoftim thuhet se OVL UÇK, kërkon nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast.

Lexo po ashtu Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e pensioneve për 19 mijë veteranët e UÇK-së

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranëve të luftës.

Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, deri në përfundimin e procedurës penale. /Telegrafi/

Exit mobile version