Site icon Telegrafi

Orban: Hungaria do të mund të ratifikonte kandidaturën e Suedisë në NATO gjatë 26 shkurtit

Hungaria do të mund të ratifikonte kandidaturën e Suedisë në NATO më 26 shkurt, kur do të thirret seancë në Parlamentin hungarez, ka paralajmëruar kryeministri i këtij vendi Viktor Orban.

“Së bashku me kryeministrin suedez, kemi bërë hapa të rëndësishëm për atë që ta rikthejmë besimin. Po shkojmë në drejtimin që në seancën e ardhshme të Parlamentit të mund të ratifikojmë pranimin e Suedisë në NATO”, ka thënë Orban, transmeton Telegrafi.

Siç është bërë e ditur në ueb-faqen e qeverisë hungarez, Parlamenti do të thirr seancën e radhës më 26 shkurt. Hungaria është anëtarja e fundit e NATO-s që duhet të miratojë pranimin e Suedisë në NATO.

Qershorin e kaluar, partia Fidesz e Orbanit i tha CNN se prisnin që Suedia të “lehtësonte shqetësimet e saj” për Hungarinë përpara votimit për pranimin e Suedisë në NATO.

Partia tha se “anëtarët e qeverisë suedeze fyen rregullisht votuesit hungarezë dhe Hungarinë në tërësi”.

Por në janar, Orban tha se i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se “ripohoi se qeveria hungareze mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO”. /Telegrafi/

Exit mobile version