Sa më shpejtë dhe saktë të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni në të cilin komuniteti ndërkombëtar ka pasur një rol aktiv, uroi kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe euroambasadori Orav ku u takuan sot në takimin përshëndetës të euroambasadorit Aivo Orav, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të ambasadorit në Maqedoni. Veljanoski e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kuvendi ka marrë nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni. Të dyja palët shprehën shpresë se bashkëpunimi do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej në nivel shumë më të lartë, me mirëkuptim dhe miqësi të ndërsjellë.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend në të cilin komuniteti ndërkombëtar ka luajtur një rol aktiv në gjetjen e zgjidhjes për të kapërcyer mosmarrëveshjet politike.
Ambasadori Orav shprehu shpresën për implementimin e shpejtë të marrëveshjes në Maqedoni që të fitojë integrimin Euro-Atlantik sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i dëshiroi suksese ambasadorit Orav në angazhimin e tij të ardhshëm dhe theksoi hapjen e Kuvendit për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Delegacionin e BE-së në Maqedoni. /Telegrafi/