Superliga e Kosovës do të vazhdoj në fundjavë, por sërish me vetëm katër ndeshje që do të zhvillohen.
Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar orarin për xhiron e tretë, derisa sërish është shtyrë ndeshja e Dritës.
Klubi gjilanas po luan në garat evropiane dhe ka shtyrë dy ndeshjet e para ndaj Malishevës dhe Prishtinës, por edhe tani ndaj Suharekës në xhiron e tretë.
Drita do të përballet në dy ndeshjet e Play-Off së Ligës së Konferencës me Legia Varshavën dhe kjo është arsyeja që ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjeve.
Ndërkohë në xhiron e tretë pritet përballje mjaftë interesante me Llapi – Malisheva që është ndeshja kryesore dhe që zhvillohet të shtunën.
Po këtë ditë interesant pritet të jetë edhe dueli mes Ferizajt dhe Prishtinës, derisa në Klinë, Dukagjini përballet me Gjilanin.
Të dielën në program është vetëm një sfidë për tu zhvilluar, ku kampioni në fuqi Ballkani pret Feronikelin ’74.
Nga kjo xhiro ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/