Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fundin e edicionit vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.
Këtë fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy prej tyre janë në program për tu zhvilluar ditën e shtunë, derisa tri të tjera të dielën.
Drenica do të jetë nikoqire e ballkanit të shtunën në ‘Bajram Aliu’ me fillim nga ora 13:00.
Ndërkohë në Gjilan në të njëjtën kohë zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë të dielën në kryeqytet, ku zhvillohet klasikja e futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës.
Ky derbi i madh i futbollit kosovar zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Dy takimet tjera të ditës së diel janë Dukagjini – Llapi dhe Ulpiana – Feronikeli. /Telegrafi/