Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ri të ndeshjeve të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë, pasi ato u shtynë në vikend shkaku i masave të Qeverisë së Kosovës.
Pas vendimit për shtyrjen e ndeshjeve të parapara për t’u zhvilluar në fundjavë si rrjedhojë e masave të reja të institucioneve të vendit në luftën kundër Covid-19, ku 7 qytete janë karantinuar në dy ditët e fundjavës, Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin e ri të ndeshjeve të javës së 12-të në Superligë dhe të javës së 9-të në Ligën e Parë.
Në Superligë ndeshjet do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, ndërsa në Ligën e Parë të mërkurën dhe të enjten, përveç ndeshjes Ballkani-Gjilani që është shtyrë për një datë tjetër.
Të gjitha ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00.
Orari i ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë:
Superliga – java e 12-të
E martë, 10.11.2020 ora 13:30
Drenica – Feronikeli
Drita – Prishtina
Llapi – Trepça’89
E mërkurë, 11.11.2020
Arbëria – Besa
Ballkani – Gjilani, luhet më vonë
Liga e Parë
Grupi A – Java e 9-të
E mërkurë, 11.11.2020 ora 13:30
Trepça – Vëllaznimi
Dukagjini – Vushtrria
Malisheva – Liria
Onix – Drenasi
A@N – Istogu
Grupi B – Java e 9-të
E enjte 12.11.2020 ora 13:30
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Vitia – Ferizaj
Ulpiana – Flamurtari, ndeshja luhet në Shtime
Kika – Vllaznia (P)
KEK-u – Dardana
/Telegrafi/