Telegrafi

Orari i plotë i sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligë – Kur luhen derbit më të mëdha

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për stinorin e ri në Albi Mall Superligë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani mbrojtjen e titullit e nis ku në xhiron e parë do të takohet me Dukagjinin, derisa duelet tjera janë: Prishtina – Suhareka, Drita – Malisheva, Ferizaj – Feronikeli ’74 dhe Llapi – Gjilani.

Derbi i vjetër në futbollin kosovar mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në xhiron e dytë, derisa po atë xhiro takohen edhe Gjilani dhe Ballkani.

Një derbi tjetër zhvillohet në xhiron e katërt ku takohen rivalët rajonal Prishtina dhe Llapi.

Xhiro e pestë pritet të jetë e zjarrtë me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Llapi takohet me Dritën në Zahir Pajaziti.

Dy pretendentët për titull, Drita dhe Ballkani takohen në xhiron e gjashtë, derisa në të shtatën Gjilani pret Prishtinën.

Xhiro e tetë është e rezervuar për dy derbi të tjerë, me Drita – Gjilani dhe Ballkani – Llapi, derisa në xhiron e nëntë do të zhvillohet derbi i qytetit të Suharekës mes Ballkanit dhe Suharekës.

Sezoni i ri në elitën e futbollit kosovar fillon më 10 gusht. /Telegrafi/

Xhiro 1

Prishtina – Suhareka
Drita – Malisheva
Ferizaj – Feronikeli 74
Llapi – Gjilani
Ballkani – Dukagjini

Xhiro 2
Suhareka – Dukagjini
Gjilani – Ballkani
Feronikeli 74’ – Llapi
Malisheva – Ferizaj
Prishtina – Drita

Xhiro 3
Drita – Suhareka
Ferizaj – Prishtina
Llapi – Malisheva
Ballkani – Feronikeli 75
Dukagjini – Gjilani

Xhiro 4
Suhareka – Gjilani
Feronikeli 74’ – Dukagjini
Malisheva – Ballkani
Prishtina – Llapi
Drita – Ferizaj

Xhiro 5
Ferizaj – Suhareka
Llapi – Drita
Ballkani – Prishtina
Dukagjini – Malisheva
Gjilani – Feronikeli 74

Xhiro 6
Suhareka – Feronikeli 74
Malisheva – Gjilani
Prishtina – Dukagjini
Drita – Ballkani
Ferizaj – Llapi

Xhiro 7
Llapi – Suhareka
Ballkani – Ferizaj
Dukagjini – Drita
Gjilani – Prishtina
Feronikeli 74 – Malisheva

Xhiro 8
Suhareka – Malisheva
Prishtina – Feronikeli 74
Drita – Gjilani
Ferizaj – Dukagjini
Llapi – Ballkani

Xhiro 9
Ballkani – Suhareka
Dukagjini – Llapi
Gjilani – Ferizaj
Feronikeli 74 – Drita
Malisheva – Prishtina /Telegrafi/